Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur gjatë natës zonën e Ishull-Lezhës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50, në portën e jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit S. Q. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.