Top Channel/ Shpërthim me lëndë plasëse në Orikum, dëmtohet kati i parë i një pallati
25/02/2025 10:37
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Orikum në orët e para të mëngjesit.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:15, në qytetin e Orikumit, në një ngushticë pas një pallati.
Si pasojë janë dëmtuar dy xhama të pallatit në katin e parë.