Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur te Kodra e Rrashbullit në Durrës. Shpërthimi ka ndodhur tek një mobileri në pronësi të një 36 vjeçari. Nuk ka dëme në njerëz, por janë shoqëruar 3 persona nga policia. Konflikti për pronësinë dyshohet të jetë motiv i vendosjes së eksplozivit mëngjesin e sotëm në mobilerinë që ndodhet buzë rrugës. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, ndërsa biznesi ka edhe kamera sigurie, nga të cilat mund të përdoren si provë dhe zbardhen e ngjarjes.