Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në Serbi, në një fabrikë që merret me prodhimin e karburanteve për raketa. Lajmin e konfirmoi ministria e brendshme serbe. Në kompaninë EDePro në Leshtani, në periferi të Beogradit shpjegojne se shpërthimi ndodhi në një makineri që po prodhonte karburantet.