Top Channel/ Gjermania i “hap luftë” emigracionit të paligjshëm, çfarë po ndodh në kufijtë tokësorë
16/09/2024 20:44

Gjermania nisi të hënën kontrolle të rastësishme në kufijtë e saj me pesë vende të Evropës Perëndimore, në përpjekje për të luftuar migrimin e parregullt. Kontrollet policore filluan në orët e mëngjesit në kufijtë me Francën, Holandën, Belgjikën, Luksemburgun dhe Danimarkën dhe do të vazhdojnë për gjashtë muaj. Nga viti i kaluar, Gjermania zbaton kontrolle të tilla edhe në kufijtë me Poloninë, Republikën Çeke, Austrinë dhe Zvicrën. Gjermania, anëtare e Bashkimit Evropian, njoftoi qysh javën e kaluar se do t’i zgjerojë kontrollet kufitare në të nëntë kufijtë e saj tokësorë, si masë për të goditur migracionin e parregullt dhe krimin, pas sulmeve të fundit ekstremiste. Muajin e kaluar, nga një sulm me thikë në qytetin Solingen u vranë tre persona. Sulmuesi i dyshuar, një azilkërkues sirian, tha se është frymëzuar nga grupi militant Shteti Islamik. Në qershor, një sulm tjetër me thikë – për të cilin u fajësua një imigrant afgan – la të vdekur një oficer të policisë, ndërsa katër persona të tjerë u plagosën. Kontrollet kufitare, sidoqoftë, kanë vënë në sprovë unitetin evropian, sepse disa argumentojnë se ato janë në kundërshtim me zonën e lëvizjes së lirë brenda BE-së, e njohur si Schengen. Me rregullat e BE-së, shtetet anëtare mund të vendosin përkohësisht kontrolle në të ashtuquajturit kufij të brendshëm, në rast të ndonjë kërcënimi serioz, siç është ai për sigurinë kombëtare. Por, me rregulla, kontrollet kufitare duhet të zbatohen si mjeti i fundit në situata të jashtëzakonshme dhe duhet të jenë të kufizuara në kohë.

Top News- Ukraina befason Rusinë, sulm masiv nga ajri…bombardon depot e municionit
14/01 23:00
Top Channel/ Prag inaugurimit të Trump, blindohet SHBA-ja! 25,000 oficerë policie në gatishmëri
14/01 22:27
Top Channel/ Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit
14/01 22:25
Top News- Si do qeveriset Gaza, Blinken prezanton planin para se të lë detyrën
14/01 22:25
Top Channel/ Pak ditë para lënies së mandatit, Biden pritet të heqë Kubën nga lista e shteteve…
14/01 22:23
Top Channel/ SHBA 12,000 ndërtesa të djegura, dëmi deri tani 275 miliardë dollarë
14/01 22:08
Top Channel/ Trump, 25,000 policë ditën e betimit/ Masa të rrepta sigurie të hënën
14/01 22:05
Top Channel/ “3 pengje lirohen, Izraeli nis tërheqjen nga territori”! Arrihet marrëveshja në Gaza?
14/01 21:51
Top Channel/ Plani amerikan për Gazën/ Blinken paraqet projektin për qeverisjen pas luftës
14/01 21:39
Top Channel/ Fjalimi i fortë i Mark Rutte: Investoni, ose mësoni rusisht!
14/01 19:58
Top Channel/ Raporti i prokurorit të posaçëm: Prova të mjaftueshme për të siguruar dënimin e Trump
14/01 19:51
Top Channel/ Musk ‘ndërhyn’ edhe në Australi, kryeministri Albanese: Zgjedhjet na përkasin neve
14/01 19:50
Top Channel/ U përpoq të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve, Departamenti i Drejtësisë sulmon Trump
14/01 19:00
Top Channel/ Taksa stratosferike për pronat e blera nga jorezidentët nga vendet jashtë BE në Spanjë
14/01 18:59
Top News – TikTokun do ta blejë Elon Musk…!? Reagon kompania pas raporteve: Trillime të pastra
14/01 16:09
Top News – NATO ‘pushton’ Detin Baltik / Dërgon luftanije dhe dronë detarë ‘përballë’ Rusisë
14/01 15:42
Top News – Raketat ATACMS godasin Rusinë / Uzinat kimike në flakë, ‘ushqejnë’ makinerinë e luftës
14/01 15:26
Top News – Ushtarët evropianë në Ukrainë / Macron dhe Zelenski shqyrtojnë ‘hapat praktikë’
14/01 15:24
Top News – Uashingtoni në alarm, ‘gatishmëri e lartë’ / Inaugurimi i Trumpit, frikë për ‘rrëmuja’
14/01 15:15
Top Channel/ Euronews: Hamasi pranon draftin, marrëveshja për Gazën brenda 24 orësh?!
14/01 15:05
DIGITALB DIGITALB - OFERTA