Në një zonë të rrethuar specialistë të policisë po grumbullojnë mbetjet nga një shprthim i fuqishëm i një bombe mbrëmjen e se premtes , jashtë ndërtesës së zyrave të Hellenic Train në bulevardin Syggrou të Athinës. Shpërthimit i ka paraprirë një telefonatë paralajmërimi , në orën 20:53, nga një person i panjohur tek portali Zougla dhe Gazeta e Redaktorëve , i cili ka dhënë një afat kohor prej 35-40 minutash.