Një vullkan ka shpërthyer në gadishullin Reykjanes të Islandës jugperëndimore pas disa javë tërmetesh intensive në zonë. Rreth 4.000 njerëz ishin evakuar sakaq më parë nga qyteti Grindavik aty pranë, i njohur për peshkimin, e po kështu qenë mbyllur edhe banja termale Blue Lagoon.