Top Channel “Shpërthen” Spiropali: Bajlozët kanë 35 vite në pushtet! Të ndryshojë sistemi
23/07/2026 19:49

Elisa Spiropali dhe Sali Berisha janë përplasur këtë të enjte në sallën e Kuvendit. Spiropali iu drejtua Berishës me një sfidë duke i thënë nëse është gati që të ‘çlirojë opozitën’ dhe të hapë rrugë. E ndërsa nga ana tjetër një mesazh ia ka drejtuar edhe Edi Ramës, kur duke fol për protestuesit, ajo tha se këta të fundit nuk duhet as të linçohen dhe të akuzohen, por se problemi duhet parë në ‘shtëpi’. “Kam folur për vetëpastrim, për vetërregullim, për administratën, për nevojën për të kuptuar që ky është moment historik, kam folur për më shumë përfaqësim brenda partive, për ndryshimi të sistemi zgjedhor që ka prodhuar një banalitet sot. Njerëzit janë të papërfaqësuar dhe janë në rrugë dhe nuk ka as dehje ideologjike dhe as asgjë veçse nevojën e njerëzve për të shpalosur veten. Kam folur për institucione shtetërore që instrumenalizohen kundër njërit dhe tjetrit, me besimin e madh që kemi mundësinë për ta ndryshuar këtë. Dhe unë po ju bëj pyetje, por ju e keni fuqinë? Po ti Sali e ke fuqinë ta hapësh rrugën dhe ta çlirosh opozitën tënde? Të bëhesh pjesë e një ndryshimi që nuk i takon një partie por të gjithëve. Asnjë nga sulmet e asnjë bedeli politik nuk më ndal dot te kjo, se nuk kam asgjë për të fshehur, asnjë njeri që përdor pushtetin se mendon se mund të dëmtojë politikisht, njerëzisht, familjarisht dikë, nuk do ia dalë sepse do hiqet si apendicit”, tha Spiropali. “Eliza, pëllumbesha në botë e çudirave nuk meriton asnjë përgjigje, kjo është replika që kam”, ishte kjo përgjigjja e Berishës. “Ajo që duhet të thuhet sot është se nuk janë ligjet dhe mënyra sesi ne e interpretojmë problemi, por është mungesa e guximit problemi kryesor që sjell edhe pasoja të tjera. Mungesa e guximit civil, politik, dhe jo se je në opozitë dhe duhet të nxish kundërshtarin me çdo kusht, por se ke guximin që të bësh analizën e shtëpisë tënde. Unë nuk mendoj se protestuesit duhet t’i akuzojmë, t’i lincojmë, por analizën ta nisim nga vetja. Dhe sërish po them a e ka Sali Berisha ta ndryshojë sistemin e elektoral që e mban atë në krye të një partie që e ka frikë dhe asgjë tjetër?”, tha Spiropali.

Top News- “Shikoni çfarë vithe të mira”, Trump nuk përmbahet, komenton Nicki Minaj gjatë tubimit
26/10 23:15
Top News- Një kardiolog në krye të Listës Studentore, kush pritet të drejtojë qeverinë e re në Serbi
26/10 23:15
Top News- Zjarr e tym i zi, rrafshohet qyteti rus nga dronët ukraians/ Zelensky nis hakmarrjen
26/10 23:15
Top Channel/ KLSH zbulon kaosin me urbanët dhe kamerat në Tiranë: Nuk funksionojnë
26/10 23:07
Top Channel/ Tkurren numrat në shesh, pak njerëz në protestë, djegin fotot e Ramës me Vuçiç
26/10 23:01
Top Channel/ Rama i prerë për “Kathimerini: S’jap dorëheqjen (Zbulohen planin në buxhetin 2027)
26/10 22:50
Top News – 14 ditë protestë në Tiranë! Tubim pa përplasje, protestuesit: Rama të dorëhiqet!
26/10 21:55
Top News- “Nuk largohem”, Rama për Kathimerinin: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me molotov
26/10 21:53
Top Channel/ Protestë paqësore në ditën e 14-të në Tiranë, protestuesit marshojnë…
26/10 21:42
Top News- Macron frikë për trazira gjatë Halloween/ Premton masa konkrete për kërkesat e studentëve
26/10 21:27
Top News – MEPJ uron shqiptarët e Preshevës, mesazh qeverisë së re serbe dhe për Kosovën
26/10 21:08
Top News- Peshkatari shqiptar shpallet fajtor/ Transportonte ilegalisht me jaht emigrantë në Angli
26/10 20:44
Top News- Disfata e Vuçiç në zgjedhje/ Lista Serbe në Kosovë qëndron në heshtje
26/10 20:42
Studentët fitojnë në Serbi, ndryshon qeveria në Beograd? Vuçiç del jashtë loje, ja çfarë ndodhë
26/10 20:35
Top Channel/ Protesta pa incidente në bulevard, një grup qytetarësh sërish para kryeministrisë
26/10 20:18
Serbia me qeveri të re, a do të ndikojë te Kosova? / Analistët flasin në Breaking
26/10 20:08
Top Channel/ Sfidat për një lëvizje studentore, frymëzim nga modeli serb, por ka pengesa
26/10 19:45
Top Channel/ Protestat e dhunshme, mesazhet e ministrit Hoxha me ambasadorët e BE
26/10 19:43
Top Channel/ Nis hetimi për plagosjen në sy të Erion Vishkullit dhe të riun që iu thye këmba
26/10 19:34
Top News – Hetimet për aeroportin e Vlorës. Behgjet Pacolli në SPAK- Denoncova padrejtësitë!
26/10 18:43