Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Paçram të Vaut të Dejes gati një muaj para zgjedhjeve lokale. Makina e Kryetarit demokrat nga radhët e Rithemelimit, Benard Ndreça, ka shpërthyer sapo Ndreça ka hipur në mjetin e tij “Audi” të parkuar në oborrin e shtëpisë.