Tensionet janë rikthyer ne Bregun e pushtuar Perëndimor, ku ushtarët izraelitë qëlluan e vranë një adoleshent palestinez gjatë një konfrontimi mes protesteve dhe trupave të shtetit hebre. Protesta pranë Nablusit nisi e qetë, por nuk vonoi shumë që dhuna të shpërthente.Dëshmitarët thanë se një turmë palestinezësh dogjën goma dhe goditën me gurë ushtarët, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës, plumba gome dhe të shtëna armësh.