Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Markatomaj të Lezhës. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, nga të dhënat paraprake, si pasojë e shpërthimit raportohet se 6 persona të lënduar, ndërsa një ndodhet në gjendje të rëndë. Informacioni është paraprak dhe pritet të ketë të dhëna të tjera në vijim.