Top Channel/ Shpërthejnë protestat kundër Trump, mijëra njerëz pushtojnë rrugët në gjithë SHBA
18/10/2025 22:09

Mijëra amerikanë janë ngritur në protesta kundër Presidentit Donald Trump. Tubimi masiv nisi në Nju Jork dhe u shpërnda të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 2500 tubime të organizuara në total. Mbi 20 mijë njerëz raportohet të kenë mbushur Times Square për eventin e organizuar nga No Kings, një koalicion grupesh me prirje të majta. Demonstratat nën flamurin e tyre në qershor tërhoqën mbi pesë milionë njerëz në të gjithë vendin dhe ishin kryesisht paqësore. Protestat pritet të vazhdojnë në të gjithë vendin gjatë gjithë të shtunës, ku mijëra njerëz kanë mbushur rrugët me pankarta me slogane “Demokraci, jo monarki”, “Kushtetuta nuk është opsionale” apo “Ne luftojmë fashistët”. Guvernatorët republikanë në disa shtete amerikane kanë vendosur trupat e Gardës Kombëtare në gatishmëri, por nuk është e qartë se sa e dukshme do të jetë prania ushtarake. Helikopterë e dronë qëndrojnë mbi turmat e njerëzve, ndërsa forca të shumta policore ndjekin nga afër tubimin, për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme. Organizatorët e protestës thonë se tubimi do të sfidojë “autoritarizmin” e Trump. Ndërkohë, në të gjithë Evropën, protestuesit kanë dalë në rrugët e Berlinit, Madridit dhe Romës për të treguar solidaritet me homologët e tyre amerikanë. Protesta po zhvillohen gjithashtu edhe jashtë ambasadës amerikane në Londër.

Top News- Kush po negocion me SHBA e Iranin deri më tani! Vetofrohet Pakistani
23/03 22:31
Top News-Rrëzohet avioni ushtarak gjatë ngritjes në ajër e shpërthen në flakë, viktima e të plagosur
23/03 22:28
Top News- “Të aneksojmë jugun e Libanit”/ Ministri izraelit thirrje për të nxjerr tanket
23/03 22:27
Top Channel/ Gjyqi për tragjedinë me 57 viktima në Greqi u ndërpre nga tensioni
23/03 22:10
Top Channel/ Trump jep lajmin e mirë: Prag marrëveshjeje me Iranin! Bisedime perfekte
23/03 19:57
Top News – ‘Rusia i jep informacione Iranit’, Zelensky: Kemi prova të pakundërshtueshme
23/03 19:56
Top Channel/ Italia voton kundër Melonit në referendumin për drejtësinë, kryeministrja pranon humbjen
23/03 19:53
Top News-Italianët i thonë ‘Jo’ ndryshimeve në Drejtësi, rrëzojnë Referendumin e kërkuar nga Meloni
23/03 19:36
Top News – I bllokohen kartat bankare, gjyqtari i Netanyahut në sanksionet e SHBA: S’ka më demokraci
23/03 19:08
Top News – Vdes pronari i ‘OnlyFans’. Ndërroi jetë nga kanceri në moshën 43-vjeçare
23/03 15:26
Top Channel/ Zgjedhjet në Francë, socialistët ruajnë bastionet-pak avantazh Le Pen
23/03 15:23
Top Channel/ Trump ndalon luftimet për 5 ditë, Irani nis festimet: Po tërhiqet!
23/03 15:16
Top Channel/ “Sulme të mundshme ndaj centraleve bërthamore iraniane”, Kremlini: Shumë të rrezikshme
23/03 14:43
Top News – USS Gerald Ford braktis luftën / ‘Ishin bllokuar tualetet’, për riparime në Kretë
23/03 14:40
Top News – Bota merr frymë sërish… / Çmimet e naftës bien pasi Trump ‘ngrin’ ultimatumin
23/03 14:39
Top News – Trump u tërhoq nga frika…! Irani ‘feston’ fitorem: Nuk ka patur asnjë bisedim
23/03 14:39
Top Channel/ Irani paralajmëron vendet armiqësore: Nëse sulmoni ishujt, do vendosim mina detare që…
23/03 14:33
Top Channel/ “Mojtaba Khamenei nuk ka vdekur”, Washington Post zbulon detajet: Qëndron i izoluar në…
23/03 14:28
Top News – AfD dyfishon votat, bie SPD / Rikthehet pas 35 vitesh CDU në landin gjerman
23/03 14:18
Top News – Ambulancat hebreje në flakë / Sulm urrejtjeje në Londër, reagon ashpër Starmer
23/03 13:24
DIGITALB DIGITALB