Top Channel/ Shpërthejnë pajiset e Hezbollahut/ Hackerat sulmojnë rrjetin e komunikimit, 8 të vdekur
17/09/2024 19:39

Kur kanë kaluar 347 ditë nga nisja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit, duket se edhe hackerat kanë hyrë në sulm. Sot në mesditë mijëra pajisje gjurmimi dhe komunikimi që përdornin anëtarë të grupit të Hezbollahut shpërthyen njëkohësisht në Bejrut dhe Damask të Sirisë, duke shkaktuar tetë të vdekur dhe rreth 3000 të plagosur. Mediat raportojnë se shpërthimet u shkaktuan nga një sulm i hackerave izraelitë në rrjetet e komunikimit të brendshëm të Hezbollahut. Një funksionar i Hezbollahut deklaroi për Ëall Street Journal se ekzistojnë dyshime për sasi eksplozivi që kanë shkaktuar shpërthimin e pajisjeve. Shumë pjesëtarë të organizatës e kanë kuptuar tejnxehjen e pajisjeve dhe i kanë larguar ato përpara se të shpërthenin. Grupi i Hezbollahut ishte furnizuar së fundmi me pajisjet e komunikimit dhe dyshohet se shërbime sekrete izraelite i kishin manipuluar, duke vendosur brenda secilës një sasi eksplozivi, të cilën e kanë aktivizuar njëkohësisht nëpërmjet një mesazhi që ka mbërritur njëkohësisht në të gjitha pajisjet. Hezbollahu ka akuzuar Izraelin si përgjegjësin e këtij sulmi, dhe ka paralajmëruar se do të hakmerret. Sipas mediave në Liban, mes viktimave nga shpërthimet është edhe djali i deputetit libanez të hezbollahut Ali Ammar, por edhe një vajzë 10 vjeçare. Çdo anetar i grupit libanez të Hezbollahut e përdor këtë lloj pajisje për të marrë mesazhet nga eprorët apo nga familjarët e tyre, në mënyrë që të shmanget komunikimet me celular që cilët mund të përgjohen lehtësisht.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20