Top Channel/ Shpërthejnë kritikat në foltoren e Berishës, demokratët të pakënaqur, reagon kreu i PD
12/01/2026 19:40

Opozita vijoi me protestën e radhës të mbajtur përpara Kryeministrisë, të quajtur “Foltore 2”. Në fjalën e tij, lideri i PD-së, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e dytë kombëtare më 24 janar. “Të dashur miq, viti 2026 do shkruhet me gërma të arta në muret e kohës si viti i anti-diktaturave, si viti në të cilin popujt e autokracive arritën t’i përmbysin njëra pas 6jerës ato. Prej dy javësh, rrugët e Teheranit janë të mbushura me opozitarë të guximshëm trima, të cilët pavarësisht nga masakrat, breshëritë e Ajetullahëve, ecin të sigurt drejt fitores. Asgjë nuk mund të ndalë një popull të vendosur për të mbrojtur idealët e lirisë. Asgjë nuk mund të ndalë hovin e tyre për të triumfuar. Ne vijmë këtu sepse besojmë te idealët tona të drejta dhe besojmë se këto ideale do të triumfojnë së shpejti. Ne kemi përballë sot regjimin më karikaturial, më të turpshëm, më të dekompozuar në Europë dhe Botë. Regjimin që kudo që ta prekësh rrjedh vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje të shqiptarëve. Regjim i cili mbahet në këmbë me mashtrime, me propagandë, me trillime. Regjimi që pret nga ne qytetarë, t’i japim ndëshkimin që meriton. Edi Rama, ndërkohë që shqiptarët janë të vendosur t’i japin ndëshkimin e merituar, po ecën drejt grushtit të shtetit, drejt bllokimit të pushtetit të drejtësisë. Në një akt të papërgjegjshëm, sfidon dhe poshtëron shqiptarët, duke nxjerrë maskën e tij, Lubi Ballukun, për t’iu thënë atyre që ne nuk pyesim për ju. Edi Rama, edhe ne nuk do të pyesim për ju dhe do të kesh fatin që meriton.

Top News – Deputetët e PD ‘shkrihen’ me studentët / Por jo të gjithë i mirëpritën në protestë
31/10 18:23
Top Channel/ Noka pas përplasjeve në protestës: Ata qorristët do e marrin përgjigjen një për një
31/10 15:19
Top News – Rama ‘takon’ Diellën. Prezantohet risitë e shërbimeve, ‘më pranë qytetarit’
31/10 14:07
Top News – Policia bllokon rrugët, deputetët e PD përplasen me efektivët te Kryeministria
31/10 13:49
Top Channel/ “Ju dëgjoni muzikë, ajo kryen shërbimin”/ Rama prezanton “Diellën e re”, ja risitë
31/10 13:10
Top Channel/ Protesta e PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, në krye deputetët
31/10 12:52
Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve
30/10 18:54
Top Channel/“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”: Serbi, studentët fshijnë grafitin përcarës në rrugë!
30/10 15:24
Top Channel/ Berisha kundër paketës fiskale. Akuzon qeverinë se favorizon oligarkët
30/10 15:09
Top Channel/ “Investimet e huaja në ditën më të keqe” Berisha: Kjo “Paketa” do shkatërrojë biznese
30/10 12:47
Top Channel/ “Hipokrizi totale..” Berisha: Rama tallet me taksën e naftës
30/10 12:46
Top Channel/ “PD në protestë, mbështet studentët” Berisha: Rama urdhëroi të qëllojnë me armë
30/10 12:27
Top Channel/ PD propozon 100 bashki të reja! Demokratët dërgojnë draftin në bashki
30/10 12:04
Top Channel/ Kur do mbahet zgjedhjet e reja? PS pranon çdo datë përveç 2 majit, PD dhe PL…
30/10 12:03
Top News – Transferimi i Veliajt në Fier. PS e PD në këshillin bashkiak kërkojnë transparencë
29/10 19:48
Top News – PS kërkon përjashtimin e Berishës. 10 ditë për kreun e PD, 60 për 6 deputetë të tjerë
29/10 16:38
Top Channel/ Përplasje në PS për transferimin e Veliajt, Çuçi i kërkon dorëheqjen ministrit Gogu
29/10 15:21
Top Channel/Kaos e flakadanë në Kuvend. PS siguron 84 vota për ligjin që i jep imunitet Guvernatorit
29/10 15:20
Top Channel/ Nga votimi te Veliaj dhe data e zgjedhjeve, Balla: Përjashtojmë vetëm 2 majin sepse…
29/10 13:34
Top Channel/ Sot protestë paqësore! Demonstruesit u mblodhën para Ministrisë së Arsimit
29/10 12:45