Top Channel/ “Shpërndava videon e pa konfirmuar”, influencuesi pro-Trump: Agjenti rus më dha 100 $…
05/11/2024 18:27

Një influencues amerikan i mediave sociale tha se ai ishte paguar 100 dollarë nga një propagandist pro-Kremlinit për të postuar një video të rreme të emigrantëve nga Haiti që pretendonin se votonin në zgjedhjet presidenciale të SHBA. Pagesa ishte një nga disa që ai kishte marrë nga propagandisti, një agjent i regjistruar rus, për të postuar në mediat sociale në prag të zgjedhjeve. Influencuesi pro-Trump, i cili përdor emrin @AlphaFox78 në “X”, është një shtetas amerikan që jeton në Massachusetts, sipas asaj që ka mësuar CNN. Ai pranoi të fliste për CNN për postimet në kushte anonimiteti. Llogaria, e cila ka një histori të postimit të memeve të krahut të djathtë në mbështetje të ish-presidentit Donald Trump, ishte e para që postoi videon që supozohet se tregonte një emigrant nga Haiti duke pretenduar se do të votonte të paktën dy herë në Xhorxhia për zv. presidenten Kamala Harris. Sekretari i Shtetit të Xhorxhias tha se gjithçka në atë video ishte e falsifikuar, nga aktorët tek kartat e identitetit dhe ishte prodhuar e shpërndarë nga aktorë të ndikimit rus. Në një intervistë telefonike me CNN, personi që qëndron pas llogarisë, e cila ka grumbulluar më shumë se 650,000 ndjekës në “X”, tha se ai postoi videon pa kontrolluar faktet pretendimet e bëra në të. “Nuk e kam idenë se nga erdhi apo ndonjë gjë, unë jam vetëm djali që e shpërndau atë”, tha ai. Influencuesi tha se Simeon Boikov, një podkaster propagandist rus i njohur në internet”, i ofroi atij 100 dollarë për të postuar videon, për të cilën ai pranoi. Një person me njohuri për situatën konfirmoi për CNN se pagesa të shumta ishin dërguar nga Boikov për shtetasin e Massachusetts. Dokumentet e shqyrtuara nga CNN tregojnë se Boikov është një agjent i huaj i regjistruar për Rusinë në Australi, ku ai punon për mediat shtetërore ruse, duke shkruar dhe postuar në internet në anglisht dhe rusisht.

Top Channel/ Netanjahu telefonon trump, projektohet data 9 prill për fundin e luftës
23/03 22:57
Top News- Kush po negocion me SHBA e Iranin deri më tani! Vetofrohet Pakistani
23/03 22:31
Top News-Rrëzohet avioni ushtarak gjatë ngritjes në ajër e shpërthen në flakë, viktima e të plagosur
23/03 22:28
Top News- “Të aneksojmë jugun e Libanit”/ Ministri izraelit thirrje për të nxjerr tanket
23/03 22:27
Top Channel/ Gjyqi për tragjedinë me 57 viktima në Greqi u ndërpre nga tensioni
23/03 22:10
Top Channel/ Trump jep lajmin e mirë: Prag marrëveshjeje me Iranin! Bisedime perfekte
23/03 19:57
Top News – ‘Rusia i jep informacione Iranit’, Zelensky: Kemi prova të pakundërshtueshme
23/03 19:56
Top Channel/ Italia voton kundër Melonit në referendumin për drejtësinë, kryeministrja pranon humbjen
23/03 19:53
Top News-Italianët i thonë ‘Jo’ ndryshimeve në Drejtësi, rrëzojnë Referendumin e kërkuar nga Meloni
23/03 19:36
Top News – I bllokohen kartat bankare, gjyqtari i Netanyahut në sanksionet e SHBA: S’ka më demokraci
23/03 19:08
Top News – Vdes pronari i ‘OnlyFans’. Ndërroi jetë nga kanceri në moshën 43-vjeçare
23/03 15:26
Top Channel/ Zgjedhjet në Francë, socialistët ruajnë bastionet-pak avantazh Le Pen
23/03 15:23
Top Channel/ Trump ndalon luftimet për 5 ditë, Irani nis festimet: Po tërhiqet!
23/03 15:16
Top Channel/ “Sulme të mundshme ndaj centraleve bërthamore iraniane”, Kremlini: Shumë të rrezikshme
23/03 14:43
Top News – USS Gerald Ford braktis luftën / ‘Ishin bllokuar tualetet’, për riparime në Kretë
23/03 14:40
Top News – Bota merr frymë sërish… / Çmimet e naftës bien pasi Trump ‘ngrin’ ultimatumin
23/03 14:39
Top News – Trump u tërhoq nga frika…! Irani ‘feston’ fitorem: Nuk ka patur asnjë bisedim
23/03 14:39
Top Channel/ Irani paralajmëron vendet armiqësore: Nëse sulmoni ishujt, do vendosim mina detare që…
23/03 14:33
Top Channel/ “Mojtaba Khamenei nuk ka vdekur”, Washington Post zbulon detajet: Qëndron i izoluar në…
23/03 14:28
Top News – AfD dyfishon votat, bie SPD / Rikthehet pas 35 vitesh CDU në landin gjerman
23/03 14:18
DIGITALB DIGITALB