Një 36-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë, pasi transportonte dhe shpërndante lëndë narkotike duke u kamufluar si shofer furgoni. Polica bën me dije se janë sekuestruar katër kallëpe me lëndë narkotike kanabis të përpunuar në formë çokollate. Nga informacionet e grumbulluara më parë dyshohet se ky shtetas duke u kamufluar si shofer për transport pasagjerësh, në linjën Tiranë -Klos -Tiranë, merrte lëndë narkotike në Tiranë, kryesisht kanabis të përpunuar por edhe droga të forta në sasi të vogla me qëllim shitjen e saj dhe ua shiste personave të ndryshëm, ku shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e tyre.