Një i ri është arrestuar pasi u kap me doza droge, të cilat i shiste në fusha sportive që frekuentoheshin nga nxënës shkolle. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se në rrugën “Mati Logoreci”, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 27 vjeç, banues në Tiranë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të fushës sprotive, në Laprakë, e cila frekuentohet nga nxënës shkolle.