Dy shpërndarës droge bien në prangat e policisë pas një hetimi disa mujor, sekuestrohen edhe 150 doza kokaine. Të rinjtë e arrestuar dyshohet se shisnin doza të lëndës narkotike kokainë, në lokalet e natës, në zonën e plazhit. Përveç 150 dozave të gatshme për shitje, policia sekuestroi një automjet, një peshore elektronike dhe 4 celularë.