104 leje drejtimi janë pezulluar, nga policia, gjatë 72 orëve të fundit. Shkeljet më të mëdha kanë qenë kryesisht shpejtësia e lartë, drejtimi I mjetit në gjendje të dehur por dhe qarkullimi në sens të kundërt. Ndërkohë në pranga përfunduan 16 shoferë, të cilët u konstatuan kryesisht të dehur por dhe pa patentë. Po ashtu u gjobitën dhe 2345 drejtues mjetesh të tjerë pasi u kapën në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.