Top Channel/ Shpallen fituesit e ankandit fotovoltaik hibrid,Balluku: Më i madhi i zhvilluar në vend
10/07/2024 20:37

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku mori pjesë në shpalljen e fituesve të ankandit fotovoltaik hibrid 300 MW, Zv. kryeministrja theksoi se ankandi hibrid që po konkludohet është më i madhi i zhvilluar në vend dhe ku shteti shqiptar nuk angazhon asnjë aset shtetëror, ndaj dhe quhet hibrid. Balluku: Projektet tona ambicioze në sektorin elektroenergjetik na kanë bërë sërish bashkë këtu sot në këtë ditë të nxehtë korriku, kur temperaturat kanë arritur rekorde, si për të na treguar që Shqipëria ka kapacitete edhe më shumë për të prodhuar nga parqet fotovolatike. Sot është një ditë mjaft e rëndësishme për sektorin elektroenergjetik shqiptar, pasi është kurorëzimi i një pune të gjatë dhe sfiduese për një nga projektet më të rëndësishme, përsa i përket drejtimit dhe sigurisht rritjes së sigurisë energjetike, e cila ashtu siç unë e përsëris shpeshherë, në vitin 2022 na u tregua qartësisht që energjia është arma tashmë dhe nuk janë më armët konvencionale ato që dominojnë botën. Sot këtu të gjithë së bashku duhet të shpallim fituesin apo fituesit e ankandit më të madh fotovoltaik të zhvilluar deri më tash në vendin tonë, një ankand prej 300 megavatorësh, duke hedhur një hap tjetër shumë të rëndësishëm në politikat e shtetit shqiptar për shndërrimin e vendit tonë në një vend eksportues neto të energjisë. Tashmë vendi ynë është vlerësuar nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë si një histori suksesi në zhvillimin e ankandeve të hapura, për ndërtimin e burimeve të rinovueshme të energjisë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet anëtare të Komunitetit të Energjisë, duke u marrë shembull reference në këtë drejtim.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16