Një 30-vjeçar është shpëtuar, pasi u rrëmbye nga tre persona për shkak të një borxhi, që lidhet me trafikimin e drogës jashtë vendit. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi B. H. ishte marrë dhe mbajtur pa dëshirën e tij, në automjetin tip “BMW X5”, nga Iljaz Kotorja, 27 vjeç, nga Paskuqani, Geri Cani 26 vjeç, nga Durrësi dhe Jurgen Delia 29 vjeç nga Shkozeti në Durrës. Ata u kapën duke lëvizur në zonën e plazhit, në drejtim të Shkozetit.