Top Channel/ Shokon Harris: Nëse dikush më hyn në shtëpi do ta qëlloj
20/09/2024 22:53

Zëvendës-Presidentja e SHBA, Kamala Harris ka përmendur dje vullnetin për të përdorur armën nëse një i huaj i hyn në shtëpi. “Nëse dikush më hyn në shtëpi, ata do të qëllohen,” tha ajo në dukje me shaka gjatë një eventi në Michigan duke folur me prezantuesen. Pas një nënqeshjeje, kandidatja demokrate presidenciale shtoi: “Ndoshta nuk duhet ta kisha thënë këtë, por do të merrem me stafin për ta riparuar”. Harris ka përmendur edhe më herët gjatë debatit presidencial është zotëruese arme zjarri, por është në favor të ndalimit të ‘armëve të sulmit’. Kundërshtarët e saj Harris e akuzojnë se ajo po ndryshon qëndrim për armët e zjarrit para zgjedhjeve të nëntorit. Dje ajo theksonte mbështetjen për ndalimin e armëve të sulmit teksa një javë më parë rrjeti ABC Neës tha se demokratja ishte tërhequr nga nisma për të riblerë automatikët AR-15 apo armë të tjera sulmi nga pronarët e tyre, që gjithsesi refuzojnë të heqin dorë nga e drejta e tyre e parashikuar nga kushtetuta e vendit. “Kemi bërë një program për riblerjen e armëve të sulmit nga zotëruesit e ligjshëm, unë e mbështes riblerjen e detyruar të automatikëve”, kishte thënë ajo në tetor 2019, shkruan rrjeti BBC. Megjithatë Harris tha dje se mbështet amendamentin e dytë të kushtetutës së SHBA që mbron të drejtën e zotërimit të armës së mbrojtjes nga qytetaret e SHBA. Në eventin e djeshëm ajo foli gjithashtu për Konventën Demokrate dhe çështjet problematike si emigracioni dhe ekonomia. Më herët në debatin me Trump, Harris mohonte pretendimin se kërkonte të konfiskonte çdo armë zjarri nëse zgjidhej në Shtëpinë e Bardhë, duke argumentuar se si ajo dhe bashkë-kandidues i saj Tim Ëalz, nje entuziast gjuetie, zotërojnë armë zjarri. Trump, gjithashtu ka thënë se ka tre pistoleta, edhe pse është detyruar të dorëzojë dy prej tyre pas përballjes me gjykatën ne Neë York, shkruan BBC.

Top News – NATO të rikthejë lidhjet me Trump / Turqia e shqetësuar: Të përgatitemi për të ardhmen
13/04 15:37
Top News – Mision për ‘çlirimin’ e Hormuzit / 40 shtete bëhen bashkë, Franca e Britania në bisedime
13/04 15:21
Top News – ‘Nuk i bie dot gomarit, i bie samarit’ / Irani kërcënon të hakmerret mbi portet e Gjirit
13/04 15:20
Top Channel/ Trump bëhet “Krishti Shpëtimtar”: Foto me AI pas sulmit ndaj Papës!
13/04 15:13
Top News – Rusia merr uraniumin e pasuruar iranian / Kremlini vetëofrohet ‘për hir’ të paqes
13/04 14:50
Top News – Marina amerikane kundër skafeve iraniane / Shpërthen lufta në Hormuz, ‘brenda disa orësh’
13/04 14:43
Top Channel/ Papa “i kthen reston” Trumpit: “S`të kam frikë, mesazhi im mbetet për paqen”!
13/04 14:42
Top News – Tërmeti zgjedhor në Hungari, valë tronditëse në Evropë, shuplakë për Putin e Trump
13/04 13:54
Top News – Do vazhdoj të flas kundër luftës! Papa Leoni i përgjigjet Trumpit: Po abuzon me ungjillin
13/04 13:45
Top News – 45 vjeçari që rrëzoi Orbanin / Kush është Peter Magyar, njeriu që i dha fund një ere
13/04 13:45
Top News -‘Bum’ shitjesh të makinave elektrike / Rritet interesi në Evropë pas krizës së karburantit
13/04 13:37
Top Channel/ Njeriu që rrëzoi Orbanin: Kush është Peter Magyar, aleati që u kthye “në armik”!
13/04 12:07
Top News – Merz, lideri më i papëlqyer në botë/ Trump i dhjeti nga fundi, ‘krah për krah’ me Erdogan
13/04 12:02
Top Channel/ Starmer i thotë sërish “JO” Trump, Londra kundër bllokadës në Hormuz
13/04 11:59
Top News- Thirrje për shkarkimin e Trumpit / Ish shefi i CIA-s: Amendamenti i 25-të u shkrua për të’
13/04 11:59
Top Channel/ Trump sulmon Papën amerikan: “Shumë i dobët në politikën e jashtme”!
13/04 11:58
Top News – Nafta kthehet mbi 100 dollarë / Do rritet edhe më shumë, bisedimet e paqes dështuan
13/04 11:46
Top News – Trump mbyll portet iraniane / Asnjë anije nuk hyn dhe nuk del, bllokadë e plotë
13/04 11:36
Top Channel/ Humbja e Orban, BE “merr frymë lirisht”: “Hungaria zgjodhi Europën”!
13/04 11:36
Top News – ‘Trump, më keq se Hitleri e Musolini’ / Kritikon ashpër Papa Leonin: Është i tmerrshëm
13/04 11:28