Top Channel/ Shmangni kalimin nga Serbia! Lajmërimi i qeverisë së Kosovës sepse serbët…
05/09/2024 15:37

I ashtuquajturi Asociacioni i Qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës ka paralajmëruar se nisur nga data gjashtë shtator, do të bllokojnë pikë kalimet kufitare të Serbisë me Kosovën. Sipas kryetarit të këtij asociacioni, Rasha Rojeviq, bllokadat do të zgjasin deri kur Policia e Kosovës të largohet nga veriu i Kosovës. Ai po ashtu ka bërë të ditur se në bllokada nuk do të marrin pjesë serbët e Veriut të Kosovës, por vetëm ata të Serbisë, Malit të Zi dhe Republikës Serbe e që do të bllokojnë pikat kufitare të Jarinjës, Bërnjakut, Mendares, Dheut të Bardhë dhe Kullës. Nisur nga ky paralajmërim, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës u ka kërkuar të gjithë qytetarëve të shmangin kalimin tranzit nëpër Serbi. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u bën thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë pjesëtarët e mërgatës, që kanë planifikuar apo janë duke planifikuar kalimin tranzit përmes territorit të Serbisë, të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së. Paralajmërimi për bllokada vjen pasi më 30 gusht, Policia e Kosovës mbylli pesë komuna paralele në veri të vendit. Këto struktura paralele në Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq dyshohet se lëshonin dokumente të falsifikuara. Në kundërshtim të mbylljes së tyre, ish-punëtorët e komunave paralele protestuan tre ditë para objekteve. Ndërkohë që pesë ish-udhëheqës të këtyre strukturave u ftuan nga Policia e Kosovës për t’u intervistuar, për çka Lista Serbe të enjten akuzoi institucionet e Kosovës nën pretendimet se po lë serbët pa marrë shërbime.

Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50