Pas publikimit të fakteve mbi procesim e përzgjedhjes së anëtarit të ri të Kushtetueses që ndritën dyshime mbi respektimin e vullnetit të votës së gjyqtarëve të gjykatës së Lartë, këtë të hënë heshtja u thye nga kryetari I kësaj gjykate Sokol Sadushi. I pyetur nga Top Channel se si mund të prevalojë një Komision Teknik i përbërë nga kancelarja e gjykatës, kryesekretari dhe një sekretare gjyqësore mbi votën e gjyqtarëve Sadushi zgjedh të citojë ligjin.