Pas refuzimit që Shkupi zyrtar i bëri propozimit francez si të papranueshëm për vendin, ministry i jashtëm maqedonas Bujar Osmani, tregoi se një dritare mbetet ende e hapur, por koha shtrëngon. Osmani tha se pret që Parisi të dorëzojë propozim të ri deri në fund të presidencës franceze, e cila mbyllet këtë muaj. Nëse nga ana e Francës do të ketë një hao të tillë, atëherë propozimi i ri do të shqyrtohet me kujdes së bashku me institucionet përkatëse, premtoi shefi i diplomacisë në vendin fqinj.