Tre ditë pas shpalljes non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, njoftoi se ka vendosur të tërhiqet nga politika dhe nga jeta publike. Grubi, që vjen nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, pohoi përmes një postimi në Facebook se për këtë lëvizje të tillë, e ka informuar që ditën e parë kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.