Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk bie; ekzekutivi në shtetin fqinj do të vazhdojë punën pasi opozita nuk i siguroi dot votat e nevojshme për mocionin e mosbesimit. Pak para mesnatës së ditës së enjte, kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi, e mbylli séancen duke konstatuar se në mungesë të deputetëve të opozitës që paraqitën nismën, si mosarritjes se kuorimit të nevojshëm, Kuvendi nuk e votoi nismën e saj. Partitë opozitae maqedonase dhe shqiptare u larguan nga parlamenti pa i mbledhur dot 61 votat që i duheshin për të përmbysur qeverinë e Zoran Zaev.