Largimi i një ministri të mbrojtjes prej një kohe të gjatë nga posti i tij nuk është asgjë e pazakontë. Por, arrestimi i pesë zyrtarëve të lartë është qartësisht më shumë se thjesht një kërkim për gjak të freskët, veçanërisht në Rusinë e Vladimir Putinit. Pas largimit të Sergei Shoigu si ministër i mbrojtjes, një valë arrestimesh ka rrënuar pushtetin e kësaj ministrie nën maskën e një fushate kundër korrupsionit, shkruan CNN, në një analizë për zhvillimet e fundit në Rusi. Pas gati tre vitesh dështim në fushat e betejës në Ukrainë, në javët e fundit, Rusia ka nisur një ofensivë të suksesshme në veri, drejt Kharkivit, bashkë me fitoret në rajonin e Donbasit në lindje.