Tregu i ri i fruta perimeve në Lushnje është djegur mëngjesin e sotëm rreth orës 3,30 minuta. I ndërtuar tre vite më parë krejtësisht i ri në aneksin e stadiumit të qytetit në lagjen Xhevdet Nepravishta, aty punonin rreth 50 tregtarë, të cilët më përpara shisnin nëpër rrugët e trotuaret e Lushnjes. Dyshimet e para janë për zjarr aksidental të shkaktuar nga ndriçimi i jashtëm elektrik.