Zjarri shkrumbon një shtëpi banimi në lagjen Tophanë të Shkodrës. Nga sa mësohet, zjarri ka ardhur në pjesën e tavanit të shtëpisë, ndërsa dyshimet e para janë për shkëndijë elektrike. Në vendngjarje janë tre zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit. Shtëpia në pronësi të familjes Merlika. Në momentin e rënies së zjarrit në shtëpi nuk ndodhej askush.