Një magazinë u shkrumbua nga flakët e zjarrit mesditën e kësaj të marte në fshatin Kakarriq të Lezhës. Magazina e cila shërbente si bazë ushqimore për bagëtitë u dogj e gjitha. Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit tek zona e banuar.