Ish-konsullata italiane në Sarandë, u shkrumbua tërësisht nga flakët që përfshinë godinën këtë të premte. Ndërtesa, trashëgimi e Mbretërisë në Sarandë, u dogj nga zjarri, që u përhap me shpejtësi. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, që rrezikoi edhe pemë të mbjellë nga shkrimtari Naim Frashëri.