Një autobus është shkrumbuar mëngjesin e sotëm në Novoselë në autostradën Fier –Vlorë, teksa kishte shkuar të marrë punonjësit e një fasonerie nga Cakrani. Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike . Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autobusi është shkrumbuar plotësisht.