Me një akt normative Këshilli i Ministrave miratoi shkrirjen e Bordit të Naftës. Bordi i Transparencës në vendosjen e çmimeve të Karburanteve u ngrit ndikuar nga kriza energjetike që mbërtheu botën pas agresionit rus në Ukrainë. Bordi funksionoi për rreth 15 muaj dhe çmimi më i lartë që vendosi gjatë kësaj periudhe ishte gati 270 lekë për litër.