Kryeministri Edi Rama ka nisur sot takimet konsultative për propozimin e Reformës Administrative, teksa pas 4 orësh kanë përfunduar edhe diskutimet në Kuç. Korrespondenti i Top Channel, Mikel Marsi raporton se në takim me kryeministrin Rama kanë qenë 20 kryetarë bashkie. Në takimin e sotëm morën pjesë disa kryebashkiakë, ndërsa Rama shoqërohet nga bashkëkryetari i Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku. Po ashtu të pranishëm në takim ishin ministri Ervin Demo dhe kryebashkiakët e bashkive që do të shkrihen.