Ditët e fundit, në Durrës janë shtuar grafitet me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes. Ato janë shfaqur kryesisht, në mbikalimin e Urës së dajlanit, që është dhe hyrja kryesore e qytetit bregdetar dhe zonës së plazhit. Nuk është hera e parë që mesazhe të cilat nxisin urrejtjen dhe përçarjen kombëtare dhe krahinore shfaqen në muret e mbikalimit. “Ky fenomen ka vite që ndodh, këtu e 5 vjet çdo fillim sezoni dhe nuk është rastësi që të jenë të njëjtat grafite, shkrime dhe ofendime. Është dora e dikujt”- thotë Bledar Çakalli, artist muralesh.