Qeveria ka ngritur një njësi antikorrupsion, e megjithatë korrupsioni rrotullohet në të 47 institucionet shtetërore. Ditën kur raporti i ‘Transparency International’ ekspozoi gjetjet negative, si koordinator kombëtar antikorrupsion, ministri i drejtësisë tregoi sërish përpjekjet për ta luftuar fenomenin. Një e tillë është edhe kërkesa për të shrkirë drejtorinë e Aluiznit Durrës.