Kreu i Inspektoratit të Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka folur për sigurinë ushqimore dhe funksionimin e strukturave inspektuese në vend. Pas takimit me kryeinspektorët e qarkut të Korçës, Sula dha një deklaratë për mediat, ku tha se në rastin e Shkodrës janë marrë masa disiplinore përfshirë shkarkimin e 10 inspektorëve pas hyrjes së misrit të kontaminuar me aflatoksinë B1. Sipas tij, këto veprime janë pjesë e një procesi reformimi dhe forcimi të kontrollit ushqimor, që synon rritjen e sigurisë për qytetarët.