Në muajin maj, kancelari gjerman Olaf Scholz e refuzoi ftesën e Volodymir Zelenskyt për të vizituar Kievin, në përgjigje të kundërshtimit që presidenti ukrainas i bëri vizitës së kreut gjerman të shtetit, Frank-Walter Steinmeier. Megjithatë, dy liderët kanë zhvilluar së fundi një bisedë telefonike, ku sic tha Zelensky, ka biseduar hapur me shefin e ekzekutivit gjerman për shqetësimet e tij lidhur me trajtimin e të burgosurve të luftës nga Rusia.