Trupat ruse u larguan nga ishulli strategjik i Gjarprit në Ukrainë, për të treguar sipas Moskës se ajo nuk po i bllokon përpjekjet për të eksportuar produktet bujqësore. Në 30 qershor, si shenjë e vullnetit të mirë, forcat e armatosura ruse përfunduan detyrat e tyre në ishullin e Gjarprit dhe tërhoqën garnizonin e vendosur atje. Kjo i tregon komunitetit ndërkombëtar se Rusia nuk po i pengon përpjekjet e OKB-së për të garantimin e një korridori që të lejojë transportin e produkteve bujqësore nga Ukraina.