Sot, në detin e bukur të Sarandës, u zhvillua gara e parë e Shkollës së Lundrimit në Sarandë, një nismë unike, që ofrohet për herë të parë në vendin tonë. Deti, skena më madhështore e këtij qyteti, u shndërrua në një teatër jete, force dhe shprese, ku protagonistë ishin vetë fëmijët.