Shkolla e mesme “Luan Hajdaraga”, një godinë e re me infrastrukturë moderne arsimore, është zgjidhja e shumëpritur për fëmijët dhe komunitetin e zonës së Freskut, Linzës dhe Qesarakës. Pak ditë nga hapja e saj, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se shkolla do të ulë numrin e nxënësve në dy gjimnazet “Andon Zako Çajupi” dhe “Eqrem Çabej”. Kryebashkiaku shtoi se shkolla u ndërtua në kohë rekord, për të qenë gati në shtator.