Kohën e pushimit mes orëve, e kalojnë së bashku katër nxënësit e shkollës “Malush Stavileci” në Goden të Gjakovës. Që prej kohësh, tre vëllezërit dhe motra e tyre janë të vetmit nxënës në ketë shkollë. Përpos aktiviteteve, edhe mësimin, edhe orët mësimore, i mbajnë së bashku disa prej tyre.