Prindër e nxënës të një prej shkollave të rindërtuara pas tërmetit në bashkinë e Durrësit kanë reaguar sot, pasi shkolla nuk i ka hapur dyert e saj as këtë fillim viti. Sot një pjesë e prindërve të fshatit Kullë në Durrës refuzuan t’i dërgojnë fëmijët me autobuz drejt shkollës pritëse në Rrushkull.