Një shkollë e re fantastike po ndërtohet në Qesarakë. Në vitin e ri shkollor ajo do të presë 600 nxënës dhe pas tërmetit të 2019, sot po ngrihet më e fortë dhe më e bukur për komunitetin. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se shkolla 9-vjeçare “17 Shkurti” do të jetë gati në kohë. “Vitet e fundit zona është rritur jashtëzakonisht shumë. Gjithmonë ka qenë nevoja për t’u siguruar që fëmijët të mos bëjnë vara-vingo nëpër shkollat e tjera. Tërmeti, përveç se ishte një fatkeqësi, u kthye në një mundësi.