Studiuesja dhe historiania Lucia Nadin sapo promovoi librin “Matrikulli i Shkollëse së Arbërve”. Në praninë e studiuesve dhe historianëve të ndryshëm, ajo u përqëndrua te rëndësia e zbulimit të këtij teksti sa i takon ndriçimit të një pjese të historisë së Arbërisë ende të panjohur. “Ndryshe është historia e shqiptarëve në jug të Italisë dhe ndryshe është historia e shqiptarëve në Republikën e Venecias. Nëse do ishte e mundur dhe unë do kthehesha mbrapsht 30 vite në strudime, megjithëse kjo në histori nuk është e mundur, nuk do të përdorja më termin emigracion përsa i përket shqiptarëve në Venecia. “