Presidenti francez Emmanuel Macron u nis drejt Ëashingtonit me një misiomn të qartë: Të përpiqej të bindte presidentin amerikan Donald Trump se është në interesin e SHBA dhe Europës që të mos tregojë dobësi ndaj Vladimir Putinit gjatë negociatave të udhëhequra nga SHBA për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Pas takimit me kreun e Shtëpisë së Bardhë megjithatë, shefi i Elizesë në fund doli me pohimin se marrëveshja e paqes Ukrainë-Rusi mund të jetë vetëm pak javë larg.