Trupi i pajetë i një shtetasi koreanojugor, që prej disa kohësh jetonte në Shkodër, është gjetur i pajetë në banesën që kishte marrë me qira. Ngjarja në fjalë është zbuluar mbrëmë. Ka qenë pronari i banesës, 38 vjeç, ai që sinjalizoi policinë se në shtëpinë e tij në lagjen “Naim Gjylbegu” kishte gjetur trupin e shtetasit nga Korea e Jugut të dekompozuar.