Në fushën e NënShkodrës ka zona të përmbytura. Bashkia e Fushë-Arrëzit ka dëmtime në disa rrugë rurale dhe shkëputje të furnizimit me energji elektrike. Shëmbje skarpatesh në disa njësi administrative në bashkinë e Pukës. Në Vaun e Dejës situata më problematike. Ka dalë nga shtrati përroi Glin dhe lumi Gjadër, të cilët kanë dëmtuar infrastrukturën rrugore në lagje dhe në qytet. Ka pasur ndërprerje të pjesshme të energjisë elektrike në të gjithë qytetin.