Komisioni i Posaçëm i Reformës Territoriale-Administrative ka vijuar edhe këtë të premte, diskutimet për reformën territoriale. Këtë herë, për dëgjesën e gjashtë të radhës, në qarkun e Shkodrës. Në fjalën e tij, Arbajn Mazniku foli për katër sfida kryesore, të cilat duhet të adresohen sa i takon kryerjes së kësaj reforme.